Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të shtunë me një tjetër reagim ne rrjetet sociale ku kësaj here për 28 Nëntor ka përkujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Mesazhi vjen në kuadër të aktiviteteve dhe urimeve të 28 Nëntorit, që bashkon në kujtesën historike shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe figura kyçe të historisë dhe lirisë kombëtare.

“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.