Shkëndija ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Tikveshit, duke triumfuar me rezultat 0-2.
Ky triumf merr një kuptim edhe më të veçantë për klubin tetovar dhe tifozët e tij, pasi vjen pikërisht më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar.
Atmosferës festive i ka dhënë ngjyrë edhe tifozeria “Ballistët”, të cilët gjatë ndeshjes kanë shpalosur flamujt kuqezi në tribuna, duke shënuar këtë datë të rëndësishme për shqiptarët dhe njëkohësisht duke mbështetur skuadrën e tyre.
Shkëndija e kurorëzon kështu festën e 28 Nëntorit me tri pikë të rëndësishme, duke u dhuruar tifozëve kuqezi një arsye më shumë për të festuar në këtë ditë të veçantë.