Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria pesë persona për shkak të veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Sipas njoftimit policor, tre prej tyre kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes: E.A. (26) nga Shkupi, R.B. (27) nga Hasan Bëgu dhe M.N. (46) nga Kërçova.

Ndërkohë, S.V. (38) nga Vinica është kapur duke drejtuar automjetin gjatë kohës kur kishte ndalesë aktive për drejtim, ndërsa R.A. (58) nga Vinica ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume