Një shtetase nga Bosnja dhe Hercegovina është arrestuar në qendër të Shkupit pasi dyshohet se ka tentuar të marrë sende personale nga çanta e një qytetari informon Tetovasot.
Sipas SPB Shkup, më 27 nëntor rreth orës 12:45, në Urën e Gurit, Z.H. (58) dyshohet se ka tentuar t’i marrë sendet personale F.A. (64) nga Shkupi.
Tentativa është vërejtur nga bashkëshortja e qytetarit, e cila ka penguar veprimin.
E dyshuara është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.TS