Një rast i rëndë dhune është raportuar në Tetovë.

Sipas SPB Tetovë, më 27.11.2026 në orën 20:20, policia ka privuar nga liria N.K. (40) nga Tetova, pas një denoncimi për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij jashtëmartesore 27-vjeçare.

Për Tetovasot, policia bën të ditur se sipas denoncimit, ai dyshohet se e detyronte gruan të shkonte me persona të tjerë dhe të mos kthehej në shtëpi pa para, ndërsa paratë që siguronte nga lypja detyrohej t’ia jepte atij.

Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale Tetovë, e cila do të kujdeset për strehimin e saj. I dyshuari është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume