Shkruan: Fatos Rushiti

Marrëveshja e sotme është padyshim një fitore e madhe politike e Kryeministrit Kurti. Kështu kur je i përgatitur në detaje dhe me argumente e fakte qëndron i palëkundur ndaj trysnisë së SHBA-së dhe BE-së. Ai e zhvleftësoi “Zajednicën” politikisht duke i dhënë të drejtë vetë të drejtës së minoritetit serb të menaxhojë vetë me pushtetin lokal qoftë edhe me kompetenca të posaçme që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës e të cilëve Kurti jo pa qëllim i’u referuar kur foli për mediat. Kompromisin që dikur u bë me shpalljen e pavarësisë duke i dhënë të drejta të posaçme serbëve Kurti arriti t’i glorfikojë dhe racionalizojë në një marrëveshje politike ku Serbia pranon realitetin e krijuar në Kosovë dhe de facto pranon Pavarësinë e Kosovës gjë që nuk e kanë bërë Thaçi e Mustafa. Prandaj Kurti dhe ngulmoi të nënshkruaj sepse ai nxori maksimumin nga bisedimet me ndërkombëtarët dhe Serbinë. Natyrisht kjo erdhi, pra u përshpejtua veç tjerash edhe si rezultat i luftës në Ukrainë ku me dobësimin e pozicionit të Rusisë u dobësuar dhe pozicioni i Serbisë si aleate tradicionale e saj. Më qasjen e Kurtit dëshmohet se të qenurit Kryeministër do të thotë të veprosh komfor pritshmërive të popullit shumicë e jo të bësh çfarë të thonë ndërkombëtarët si paraardhësit e tij dhe si disa politikanë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër opozita në Kosovë me analistët “konstatues” janë për t’i vajtuar. Mjerë PDK se ku ka rënë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume