Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Qeveria ka marrë vendim që sot të emërojë Agron Recin për Avokat Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Avokati Shtetëror i sapoemëruar ka qenë më parë avokat shtetëror në njësinë rajonale të Avokaturës Shtetërore – Ohër, ku mbante pozitën që nga nëntori i vitit 2020. Reçi me profesion është jurist, ku sipas biografisë së tij, ai është me përvojë shumëvjeçare juridike në departamentet juridike, personelin dhe çështjet e përgjithshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume