Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sipas Ligjit të Festave, të premten, 14 prill 2023, E premtja e Madhe, është ditë jopune për qytetarët e konfesionit ortodoks.

E hëna, 17 prill 2023, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të konfesionit ortodoks ua uron festën e madhe të krishterë Pashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume