Sot (19.04.2023) rreth orës 15:00 në rrugën lokale Prdejci – Smokvicë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare, kanë vënë në pranga personin me inicialet N.R.(57) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij, tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vet ai, janë gjetur katër emigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur. Shtetasi N.R. u shoqërua në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në një qendër pranim-transferimi. Pas dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër personit N.R. do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume