“Mendoj se VMRO do të hajë shumë dajak deri në ditën e zgjedhjeve, edhe atë prej ndërkombëtarëve. Dajaku do të jetë shumë i madh, se nëse ata fitojnë ju do të humbin, 1, 2, 3”.

Sipas liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili është mysafir në ClickPlus në TV21, VMRO-DPMNE-ja do të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit për ndryshimet kushtetuese.

“Dajaku do të rritet, ndërkaq mbështetja për pjesën tjetër të politikës do të shkojë shumë. Kjo do të jetë pjesa që është pro Evropës, pjesë e frontit pro-Evropian”, tha Thaçi më tej.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume