Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme deklaroi se do të kalojë në rivotim si kryetar i Partisë Demokratike (Të rithemeluar) nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të mbajë përgjegjësi, siç ka deklaruar vetë. Ai tha se sipas ndryshimeve të statutit të PD-së, kryetari shkarkohet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe kalon automatikisht në rivotim nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore.

Pyetje: Megjithëse në statut nuk është parashikuar, ju jeni shprehu se do të mbani përgjegjësi nëse nuk arrini të merrni 50 bashki. A do të mbani përgjegjësi?
Berisha: Kam deklaruar që statuti do të zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parakuptuar përgjegjësi, në zgjedhjet lokale si rregull, janë të përgjithshmet etaloni i kryetarit të partisë, ndërsa ne kemi futur në statut rivotimin e kryetarit. Është standard, është automatike kjo, nuk varet nga unë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume