Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës, aty është vendosur flamuri i Kosovës.

Në pamjet që po raporton nga vendi i ngjarjes, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri.

Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.

Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.

Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume