Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë është tërhequr nga përdorimi për shkak të gabimeve përmbajtësore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për formim të ekipit autorial për përpunimin e librit të ri dhe autorët e interesuar mund të paraqiten deri më 5 qershor.

Për shkak të gabimeve në libër, të cilat ishin vërejtur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që e morën nxënësit, reagoi Shoqata e historianëve dhe opinioni, ndërsa MASH-i në fund të vitit të kaluar informoi se komisioni do ta rishqyrtojë tërë përmbajtjen dhe do të japë propozim për korrigjimet adekuate.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës atëherë kërkoi nga Komisioni nacional për libra shkollorë, si trupi më i lartë në procesin e miratimit të librave shkollorë, informata për procedurën për miratim të librit konkret në të cilin, siç theksoi MASH-i, “janë konstatuar një sërë gabimesh dhe palogjikshmërish të cilat nuk është dashur të lejohen”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume