Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Kryeministri e falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union. Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume