Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti thotë se në perimetër prej 3.5 dri në 5 kilometra po realizohet kërkimi i 3 shtetasve të Kosovës të cilët me veturë ranë në ujërat e lumit Lepenc në Maqedoni, përcjell TV21 Maksuti thotë se në terren janë autoritetet e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, por që shpresojnë që nesër me përmirësimin e motit ta gjejnë veturën.

“Nuk ka shenja akoma. Nuk flasim për shpresa dhe nuk mund të flasim për afate kohore. E dini shumë mirë para disa muajsh në një fatkeqësi të ngjashme në komunën e Tetovës, ku një djalosh i ri nga Kumanova ra, pas ditës së 7 neve arritëm që ta gjejmë trupin. Pra neve nuk do të përfundojmë deri në mbylljen me sukses të këtij operacioni”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume