Nga komuna e Tetovës njoftojnë se të premten do të kryhet dezinsektim tokësor në rajonin e kësaj komune, përcjell TV21. Nga komuna thonë se qytetarët nuk preferohet të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat procesi dhe luten që të largohen veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra,
Njoftimi i plotë i komunës së Tetovës:
Me datë 04.08.2023 vit. SH.T.P.SH PRONTTO në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në teritorin e Qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër ne kushte në të mira atmosferike.
Për dezinsektim do të përdoret preparati tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorin edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.
Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.