Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar të hënën një audioincizim në portalin e tij “Paparaci” që thotë se përmban një bisedë ndëmjet shefit të BIA’s për Kosovë, Bojan Dimiq, dhe një shqiptari të Kosovës “person i njohur”, por të cilin “Paparaci” e ka identifikuar si “Personi X”. Biseda në këtë audioincizim përqendërohet rreth dërgimit tëi sh-Presidentit Thaçi dhe ish-Kryeparlametarit Kadri Veselit në Hagë dhe në mënyrën se si janë siguruar dëshmitarët e si janë dërguar prova kundër tyre në Hagë.

Kajtazi thotë se inicizmi është bërë pak ditë pasi krerët e UÇK’së kanë shkuar në Hagë.

Për çka, sipas tij “kontribut të madh ka Serbia dhe agjencia e tyre e inteligjencës e njohur si BIA dhe se përgjimi ekspozon përfshirjen e shërbimit sekret në këtë process gjyqësor në Hagë dhe në mbledhjen e provave materiale”.

“Dëshmia me audioincizim e një personi me peshë dhe ndikim e njërit prej njerëzve më të afërt dhe më me ndikim në këtë proces, besoj që kompromiton tej mase këtë proces gjyqësor në Hagë. Javën e kaluar kemi parë se si një dëshmitar i prokurorisë e pranon që në raportin e tij ka futur të dhëna të marra nga qeveria e serbisë. Por ky audio-incizim e shpërfaq dhe dëshmon përfshirjen direkte, jo vetëm se e konfirmon dëshminë e dëshmitarit në Hagë, por shpërfaq përfshirjen direkte të kësaj strukture të intelegjiencës në një process që lidhet me gjykimin e krereve të UÇK-së në Hagë. Kajtazi ka thënë se Bojan Dimiq, personi i përfshirë në audio-incizim, është një nga njerëzit më me ndikim i shërbimit sekret serb, i lindur në Prishtinë, ka jetuar në Prishtinë ndërsa tash jeton në Beograd dhe udhëheq operacionet që kanë të bëjnë me Kosovën”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume