MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 03:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër e kanë ndaluar A.K.(27) nga Shkupi për shkak se rreth orës 01:10 në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” ka tentuar të sulmojë fizikisht një mjek që ndodhej në vendin e punës dhe i njëjti ka dëmtuar një tavolinë pune dhe një kompjuter.

Personi u ndalua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume