Një 48-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi drejtonte automjet transportues pa leje drejtimi.
Siç raporton Tetovasot, në rrugën lokale për në fshatin Zdunjë, policia ndaloi automjetin Renault, ku u konstatua se drejtuesi Xh.M. (48) nuk posedonte patentë shoferi.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal për drejtim të pandërgjegjshëm të automjetit.