Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në “Fadil Vokrri”, dëshmon se vendi ynë ka fuqi dhe talent për të arritur gjëra të mëdha.

Kështu ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook disa orë para lojës së Kosovës me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot, Përfaqësuesja e Kosovës zbret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ta dëshmuar se vendi ynë ka fuqi dhe talent për të arritur gjëra të mëdha.

Djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë”, ka thënë Haradinaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume