Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp, shprehu keqardhjen që në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur dje në Shkup, ka pasur një situatë ku nuk ka pasur arsye për të festuar përvjetorin e OSBE-së, ai madje u shpreh shumë kritik ndaj kolegëve të tij të perëndimit.
“Shohim një degradim të gjithçkaje në të tre dimenzionet e sigurisë, ushtarak dhe politik, ekonomik, humanitar dhe të drejtat e njeriut. Nuk do të jap shembuj por vetëm më lejoni të them se kolegët tanë nga perëndimi nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre, kanë bërë shkatërrimin e OSBE-së me këmbëngulje të madhe dhe 90% e fjalimeve dje nga kolegët e perëndimit ishin pikërisht për këtë. Kishte vetëm pak zëra të arsyeshëm dje, që na kujtuan se OSBE-ja është themeluar për bashkëpunim dhe siguri të përbashkët”, deklaroi Lavrov.
Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.
“Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume