Është nënshkruar sot Marrëveshja për bashkëfinancim të rrugës Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se ky investim është i një rëndësie të veçantë për të dy vendet, projekt i cili do të zhvilloi edhe më shumë turizmin dhe ekonominë.

Statusi i plotë:

Hapim shtigje të reja për ndërlidhje më cilësore me Republikën e Kosovës!
Sot u nënshkrua Marrëveshja për bashkëfinancim të rrugës Tetovë – Prizren mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me çka ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror po hyn në fazën e tij zyrtare të realizimit.
Kjo rrugë do të kalojë përmes Qendrës Turistike “Kodra e Diellit” dhe me Republikën e Kosovës lidhja do të mundësohet përmes një tuneli prej 6.4 kilometra duke krijuar kështu perspektivë të re progresive për zhvillim të ekonomisë dhe turizmit.
Përgëzoj ekipet e punës nga të dyja shtetet për angazhimin e deritanishëm dhe uroj punë të mbarë për finalizimin dinamik të këtij projekti kapital!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume