Mëngjesin e sotëm policia po kryen një sërë bastisjesh dhe arrestimesh në fshatin Gërçec. Siç shkruan televizioni Kanal 5 këto arrestime janë të lidhur me trafik droge dhe vrasje. Bastisjet po kryhen në Gërçec, Duqangjik, Çair dhe lokacione të tjera dhe tashmë janë arrestuar disa persona, ndërsa aksioni është ende në vazhdim. Gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit, priten informacione nga policia për këtë aksion të madh policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume