Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në Konferencën vjetore të Qeverisë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se në Konferencë përveç arritjeve të kësaj qeverie është përmendur dhe ndikimi rus si qendër për destabilizim dhe dezorientim nga rruga europiane e vendit.

Grubi ka potencuar se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

Në konferencën vjetore të Qeverisë me moton “Vit i mundësive europiane” potencova përveç sukseseve edhe të gjitha sfidat me të cilat u përballëm gjatë këtij mandati të qeverisjes, tentativat e njëpasnjëshme të destabilizimit e dezorientimit nga rruga jonë europiane që vijnë nga një qendër e vetme – Rusia.

Eksponentët rus i kemi gjithkund për të prishur kohezionin e kësaj qeverisje progresive dhe miqësinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Europian po bashkojmë forcat për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ndikimit rus që është gjenerator i krizës globale ekonomike dhe energjetike.

Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Europë dhe drejt këtij destinacioni nuk do të lejojmë askënd të na pengojë më hapin!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume