– DPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.A.(60) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit të komunikacionit të kryer në rrugën “Rrugën Magjiatrale” në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion tip “Mercedes” me targa të Ohrit, të cilin i pandehuri e drejtonte. Njëkohësisht në dokumentet e komunikacionit u ka lënë para policëve për të mos ndërmarrë masa zyrtare ndaj tij – njofton SPB Ohër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume