Të enjten kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta deponojnë dorëheqjen e tyre. Të nesërmen do të zgjidhet kryeparlamentari i ri i cili sipas paralajmërimeve me shumë gjasa do të jetë Jovan Mitrevski nga LSDM. Qeveria teknike do të votohet të dielën. Të gjitha detajet do të precizohen në koordinim të rregullt me grupet e deputetëve në Kuvend. Të paqarta mbeten kuadrot që VMRO-DPMNE do t’i propozojë për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike. Ndryshe, në krye të qeverisë teknike do të jetë Talat Xhaferi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume