Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për mundësinë e vazhdimit të emërimit të shqiptarëve në pozita drejtuese.

Ai ka thënë se shqiptarët çdo herë e kanë dëshmuar se munden të menaxhojnë me pozita kyçe.

“Jemi pjesë përbërëse e kësaj historie e këtij shteti. E kemi verifikuar që mundemi që nga shqiptarët ka kuadro të denjë institucionalisht, që munden të menaxhojnë institucionet”.

“Ka potencial e ka kapacitet që në mënyrë të barabartë të jepet shansi dhe mundësia”, ka thënë Xhaferi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume