Profesoresha dhe deputetja aktuale Gordana Siljanovska Davkova është kandidate e VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, njoftojnë nga partia.

Në lidhje me thirrjen publike për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për President të Republikës së Maqedonisë, e informojmë opinionin se sot skadon afati për paraqitje.

Prof. Dr. Gordana Siljanovska-Davkova, dorëzoi planin, programin e punës dhe numrin e kërkuar të nënshkrimeve të delegatëve. Kandidimi i saj do të vendoset nga delegatët e Konventës për zgjedhjen e një kandidati për President të Republikës së MV, e cila do të mbahet më 2 mars 2024.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume