Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisonin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, foli mbi idenë e tij që humbsi i këtyre zgjedhjeve të tërhiqet nga politika.

“Humbësi të tërhiqet nga politika, ishte deklaratë e imja, bazuar në atë që po shohim që disa parti politike po bëhen vazalë të politikave anti-BE, e jo drejt rrugës së progresit. Vendi ynë duhet të fokusohet tek rruga drejt Bashkimit Europian e jo në hapa pas. I themi opozitës shqiptare që BDI nuk i ik debatatit me asnjë parti kudnërshtare, nuk ikim nga anjë debat publik e as nga ndonjë debat televiziv”, deklaroi Bekteshi.

Ministri Bekteshi tha se VMRO-DPMNE po planifikon të ripërsëris skenarin e vitit 2006 dhe të shkaktoj krizë politike në vend, teksa shtoi se BDI do të jetë fituese absolute e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“I’u bëj thirrje publike opozitës shqiptare, derivative të BDI-së që të deklarohen se nuk bashkëpunojnë me VMRO-në e që tashmë flitet që do të përsërisin vitin 2006 dhe të shkaktojnë krizë politike në vend. Ali Ahmetin e dinë të gjithë si lider jo vetëm në vend por edhe në rajon si lider që mban premtimet, për dallim nga këto të tjerët që nuk realizojnë ata që i thonë. Këto zgjedhje i fiton bindshëm BDI-ja, sepse Ali Ahmeti mbi 20 vite nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhor”, deklaroi Bekteshi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume