Në orët e pasdites të së premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë.

Një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj.

Ndërsa dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore.

Përdryshe, këtë ngarje të rëndë e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar dënim maksimal për dorasin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume