Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov nga fshati Sellcë i Tetovës njofton se dy helikopterë policorë kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në Malin Sharr.

Sipas Angellovit, avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk mund të shfrytëzohen për shkak të problemit me pilotët.

“Zjarri i nisur katër ditë më parë në Malin Sharr në atarin e fshatit Sellcë është ende aktiv për përmasat e rënda që ka marrë. Gjatë ditës së sotme angazhuam një helikopter të dytë të policisë”, tha Angellov.

Angellov tha se zjarri është largë nga shtëpitë e fshatit.

Angellov njofton se linja e zjarrit është e gjerë, më shumë se një kilometër dhe për fat të keq nuk kemi asnjë “Er-traktor” nga DMSH-ja për shkak të problemit me pilotët.

Vlerësojmë se, shton ai, gjatë pasdites do ta vëmë nën kontroll zjarrin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume