Në Turqi, 544 persona u arrestuan për lidhjet e tyre me Fethullah Gulenin.
Autoritetet turke kanë arrestuar 544 persona të dyshuar për lidhje me predikuesin Gulen.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzon klerikun fetar si organizator të përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

544 persona u arrestuan në operacionin e kryer në 62 nga 81 provincat e Turqisë, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya.

“”Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri me përpjekjet superiore të forcave tona të sigurisë për paqen, unitetin dhe solidaritetin e kombit tonë të dashur”, ka shkruar ai në platformën X.

Të dyshuarit akuzohen se kanë aplikuar për provimin e shërbimit civil me urdhër të lëvizjes Gulen dhe kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit Bylock.

Ndryshe, Erdogan dhe Gulen dikur ishin miq të mirë gjersa tani kleriku turk jeton dhe vepron në Pensilvani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume