Zoran Milevski-Kiçeec ka denoncuar në polici Bojan Joavnovski “Boki 13”.

Bëhet fjalë për statusin që ka shkruar dje Jovanovski, ku ka treguar se njerëzit e afërt të Kiçec po e kërcënojnë.

Jovanovski thotë se Kiçec është një njeri që ka bërë mëkat para ligjit dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë dhe pritej reagimi i tij.

“Ky është fillimi i një beteje dhe zgjidhjeje me një bandë të tërë kriminale dhe një nga liderët e kësaj bande kriminale është Zoran Milevski-Kiçeec”, tha Jovanovski.

Avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq, i vlerësoi pretendimet e Kiçec si të pabaza dhe tregoi se ai pret përgjegjësi për akuza të rrejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume