Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong -un ka inspektuar nga afër sistemet e shumta të raketave (MLRS) të premten dhe ndoqi një stërvitje me gjuajtje provë të sistemeve specifike të armëve.

Siç është raportuar nga Agjencia e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Kim Jong Un u informua për sistemet e modernizuara MLRS 240 mm dhe pa gjuajtjet testuese të raketave “të udhëhequra” të prodhuara nga industritë vendase të mbrojtjes.

Sistemet e modernizuara të lëshimit të raketave të shumta do të dorëzohen gradualisht deri në vitin 2026, duke përmirësuar artilerinë e Koresë së Veriut, nënvizon KCNA.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume