Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s në Pragë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani thotë se me kryediplomatin amerikan kanë biseduar për vazhdimin e kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume