Disa përplasje me policinë u regjistruan sot në demonstratën e 1 Majit në Paris, ku francezët kërkonin më shumë të drejta e liri për punonjësit dhe ulje të moshës së pensioneve.

Demonstruesit kërkonin rritje të rrogave, ndalim të luftës brutale në Gaza, si dhe dogjën simbole të Olimpiadës së Parisit që po promovohet nga qeveria vendase.

Policë në numra të mëdhenj kishin bllokuar disa nga kalimet kryesore në qendër të Parisit ndërsa përplasjet nisën kur turma e demonstruesve arriti në sheshin ‘Place de la Bastille’.

Policia tha se mes demonstruesve kishte “dhjetra elementë radikalë” që sipas tyre kishin shkaktuar trazirat.

Disa media duke analizuar protestën, shkruanin se zemërimi i francezëve është rikthyer te ngritja e moshës së pensioneve vitin që shkoi, teksa pakënaqësitë mund të japin efektet te olimpiada e Parisit kësaj vere.

Punonjësja protestuese Isabelle Garivier, tha se njerëzit në marshim kanë dalë në rrugë pasi “të drejtat e punonëjsve po sulmohen nga të gjitha drejtimet”, e gjithashtu kundër “mbështetjes së turpshme për Izraelin nga qeveria e franceze”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume