Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara
Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë i kërkuan Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta fusë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë protestës, reflektorët u kthyen nga objekti i Qeverisë.
Kërkesa vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër me pika të tjera në rendin e ditës.
Protestuesit kërkojnë që projektligji të trajtohet me përparësi.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.