Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me heshtjen e saj pas vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Gërvalla u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje, por nuk pranoi të përgjigjej.

Ajo tha se aktiviteti ishte i dedikuar përkujtimit të Afrim Bunjakut dhe se temat e tjera do të diskutohen në një moment tjetër.

“Sonte jemi takuar për të takuar me dhimbje dhe krenari heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë”, tha ajo.

Gërvalla më pas nuk dha përgjigje lidhur me arsyet e heshtjes së saj pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume