Chelsea e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.

Blutë e Londrës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit zviceran, Servette.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të.

Ishte Christopher Nkunku i cili shënoi nga penalltia për ta kaluar Chelsean në epërsi.

Në minutën e 76-të, Madueke shënoi për 2:0 pas asistit nga Enzo Fernandez, që në fund doli të ishte edhe rezultati i këtij takimi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Zvicër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume