Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Hade të komunës së Obiliqit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është e gjinisë mashkullore dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Gazetën Online Reporteri.net.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume