Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka vendosur të largohet nga pozita e selektorit të Përfaqësueses U21 të Francës. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Francës.

“Do të doja të falënderoja FFF-në dhe presidentin, Philippe Diallo, të cilët më ofruan këtë mundësi të jashtëzakonshme. Medalja e argjendtë e fituar në Lojërat Olimpike për vendin tim do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Federatës, lojtarëve, stafit dhe mbështetësve që më lejuan të jetoj një përvojë magjike”, u shpreh Henry.

Henry me Francën e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në finale u mposhtën nga Spanja.

Me grupmoshën U21 të Francës, Henry ka regjistruar katër fitore dhe dy disfata.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume