Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se është e kuptueshme frika e VMRO-DPMNE-së vjenë nga Venko Filipçe.

“Me politikat dhe skandalet katastrofale, Mickoski dhe partia e tij e humbin mbështetjen nga dita në ditë. Mickoski duhet ta dijë se propaganda e tij është kuptuar dhe nuk do të mund t’i fshehë skandat e Qeverisë së tij”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, konferenca e shpeshta për shtyp për të frikësuar qytetarët janë të njohura që para 10 viteve.

“Ajo që po bën VMRO është tërheqja e vëmendjes nga budallallëku i tyre dhe e vërteton opinionin e përgjithshëm se kjo është Qeveria më e keqe që e ka pasur Maqedonia që nga pavarësia”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume