Qeveria miratoi Vendimin, në bazë të të cilit shfuqizohet pëlqimi për shtrenjtimin e tarifave noteriale. Vendimi paraprak i Qeverisë të miratuar më 6 qershor, me të cilin u shtrenjtuan tarifat noteriale u vlerësua si i përshpejtuar dhe si ngarkesë në kurriz të qytetarëve, njoftojnë nga qeveria.

Ditë më parë edhe Ministri i Drejtësisë alarmoi se në bazë të vendimit të miratuar nga paraardhësi i tij Krenar Lloga, nga shtatori shërbimet noteriale do të shtrenjtoheshin 10 fish.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume