Një erë e fuqishme përfshiu sot komunën e Çairit, duke shkaktuar dëme materiale në disa zona. Si pasojë e erës së fortë, janë rrëzuar degë dhe pemë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa automjete dhe objekte, përcjell TS
Autoritetet kompetente janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme. Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave dhe objekteve që mund të paraqesin rrezik për shkak të erës së fortë.



