Era e fuqishme që përfshiu sot disa pjesë të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në një video të siguruar nga portali TS, shihet momenti kur një pjesë e çatisë së një kompleksi të ri në Tetovë shkëputet dhe bie mbi një veturë.

Falë reagimit të shpejtë, shoferi arrin ta largojë automjetin në kohë, duke shpëtuar pa lëndime. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale në veturë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume