Në territorin e shtetit sot ka gjithsej 24 zjarre në sipërfaqe të hapura, prej të cilave për momentin janë aktive dhjetë, shtatë janë nën kontroll, përderisa shtatë janë shuar, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Deri në orën 19 zjarre aktive ka në tre lokacione në komunën Kërçovë, Pllasnicë dhe Makedonski Brod, Pehçevë, Novac, Resnjë, Gazi Babë dhe Kriva Pallankë.

Nën kontroll janë vënë zjarret në komunat Negotinë, Makedonski Brod, Kërçovë, Demir Hisar, Ohër, Çashkë, Dellçevë dhe Likovë, përderisa janë shuar në Negotinë, Vinicë, Bosilovë, Aerodrom, Koçan, Likovë dhe Kërçovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume