Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk po i jep rezultatet e nevojshme tash e 23 vjet. Thaçi thotë se është e nevojshme një marrëveshje e re mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Neve shqiptarëve të Maqedonisë na duhet marrëveshje e fuqishme me maqedonasit, ku do të jemi të barabartë tërësisht në ndarjen e interesave brenda shtetit të përbashkët, ku do të jemi me Kushtetutë të njëjtë, simbolika do të jetë e njëjtë, flamuri do kemi secili të veten, gjuhën e vet, interesat e vet, përndryshe kjo humbje kohe me Marrëveshjen e Ohrit 23 vjet, vetëm e vërteton pashërueshmërinë e dëshirës së maqedonasve për të na dominuar dhe sunduar”, deklaroi mes tjerash Thaçi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume