Fede Valverde është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm tek Real Madridi.

Këtë e ka thënë edhe trajneri madrilen, Carlo Ancelotti.

Ai tha se uruguaiani ka gjithçka çfarë duhet të ketë një lojtar.

“Valverde është shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka gjithçka çfarë i duhet një lojtari. Ai është lojtar spektakolar”, tha Ancelotti.

Këtë sezon ai ka realizuar dy gola e një asistim në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume