Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Kjo fitore erdhi falë golit të polakut, Robert Lewandowski i cili realizoi në minutën e 19-të.

Kjo ishte fitorja e shtatë në po aq ndeshje për Blaugranat.

Pas shtatë ndeshjesh, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kryeson në tabelën e La Ligas me 21 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë Real Madridi.

Kurse Getafe pas kësaj humbje mbetet në vendin e 19-të me katër pikë.

Ndeshjen e radhës Barcelona e luan ndaj Osasunës si mysafire në fundjavë, kurse Getafe do të takohet me Alavesin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume