Enis Bardhi ka shënuar njërin prej dy golave të fitores së Maqedonisë së Veriut. Të martën mbrëma në Shkup, Maqedonia e Veriut mposhti Armeninë me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi Grupit 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Bardhi shënoi golin e parë në minutën e 70-të, kurse të dytin Maqedonia e Veriu e shënoi në minutën e 79-të nëpërmjet Bojan Miovskit.

Kapiteni Bardhi kompletoi takimin. Gjatë gjithë ndeshjes luajti edhe Visar Musliu, ndërsa Isnik Alimi u largua nga fusha në minutën e 59-të. Lirim Qamili luajti nga minuta e 59-të, kurse Ezgjan Alioski mbeti në stol.

Maqedonia e Veriut është në vendin e parë me katër pikë. Nga tri pikë kanë Armenia dhe Letonia. Ishujt Faroe janë të fundit me një pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume